Thyen rregullat e qarkullimit rrugor, 16 drejtues përfundojnë në pranga! Pezullohen 89 patenta dhe gjobiten 2.378 shoferë në 48 orë

5 Tetor 2021, 16:45

Kontrolle intensive nga Policia Rrugore në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.        

Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.