Tirana dhe Taranto në Itali së shpejti me një marrëveshje binjakëzimi, firmoset memorandum mirëkuptimi! Veliaj në qytetin italian, takon homologun Melucci

14 Gusht 2022, 13:04

Tirana dhe bashkia e Tarantos në Itali së shpejti do të kenë një marrëveshje binjakëzimi. Një marrëveshja paraprake mirëkuptimi synon nënshkrimin e afërt të paktit të binjakëzimit që do të lidhë dy qytetet është nënshkruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe homologu i tij, kryebashkiaku i Tarantos, Rinaldo Melucci, gjatë një vizitë që Veliaj po zhvillon në Taranto.