Tirana ‘kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut 2025’, nis përgatitjet, Veliaj: Vit suksesi, qytet plot art

6 Maj, 15:40

Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, kur bashkë me Aleksandrinë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një delegacion të përfaqësuesve nga Unioni për Mesdheun ku u diskutua mbi detajet e organizimit të aktiviteteve dhe nxitjes së mirëkuptimit midis kulturave