Tiranë/ Digjet pallati te 'Farmacia 10', helikopteri i ushtrisë në vendngjarje për shuarjen e flakëve

14 Prill, 18:42 | Përditesimi: 14 Prill, 18:42

Një pallat i kompleksit "Arlis" te zona e njohur si "Farmacia 10" në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Për shuarjen e zjarrit masiv që ka përfshirë objektin shumë-katësh është angazhuar edhe një helikopter i ushtrisë, i cili po hedh ujë nga lart.

I.M/Shqiptarja.com