Policia e Tiranës ka goditur një rast të shitjes së armëve të zjarrit në zonën e Alliasit.
Gjatë finalizimit të aksionit nga forcat e Komisariatit Nr.4, uniformat blu arrestuan 28-vjeçarin Aleksandër Matoja nga Shkodra, person me precedent të mëparshëm penal për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ai u kap brenda makinës së tij, ku dhe u gjetën 2 pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste personave të tjerë apo grupeve kriminale.
















