Tiranë/ Kishte fshehur në oborrin e banesës kokainë në doza, pranga 41-vjeçarit! Lënda narkotike u gjet brenda një ene me oriz

5 Dhjetor, 14:58 | Përditesimi: 5 Dhjetor, 14:58

Uniformat blu të kryeqytetit kanë goditur një tjetër rast të shitjes së kokakinës në doza. Në pranga ka rënë një 41-vjeçar, i cili kishte fshehur në oborrin e banesës së tij, në rrugën “Buna”, një sasi kokaine.

Gjatë këtij operacioni, të afërmit e të arrestuarit kundërshtuan shërbimet e policisë, konkretisht i ati dhe bashkëshorti i motrës.

Të dy do të hetohen në gjendje të lirë për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

E.H/Shqiptarja.com