Tiranë/ Konflikti mes dy ndërtuesve lë jashtë 120 familje, banorët protestë para Prokurorisë: Të zbatohet vendimi i Apelit që na dha banesat

31 Tetor 2023, 10:56 | Përditesimi i fundit: 2023-10-31 16:05:47

Konflikti i pazgjidhur prej vitesh mes dy pronarëve, Albert Allmuca i kompanisë “Star Construction” dhe Sino Llanaj ka lënë në qiell të hapur banorët e 120 familjeve që kanë prentotuar apartamentet në një kompleks pallatesh në zonën e ish "Parkut të Autobusave", madje kanë kryer pagesat.