Tiranë/ Policia Rrugore vendos gati 4 mijë gjoba për 3 ditë, 11 shoferë të arrestuar ose proceduar

16 Shtator, 16:41 | Përditesimi: 16 Shtator, 16:57

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 3954 gjoba gjatë 72 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve.

Kështu, 3900 gjoba janë vendosur për parkim të gabuar, kurse 54 të tjera për tejkalim shpejtësie.

Gjithashtu, 11 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje.

r.k./Shqiptarja.com