Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për shitje të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të bluve bëhet me dije se 23 dhe 33 vjeçari dyshohet se shisnin kokainë në lokalet e zonës së Komunës së Parisit.
Blutë sekuestruan 250 gramë kokainë, 2 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.














