TIRANË/ Tentoi të përfitojë 200 mijë euro nga biznesmeni Adi Haxhiymeri duke u hequr si Erion Veliaj, arrestohet 42-vjeçari! Pas skemës së mashtrimit fshihet Florian Gjergji

19 Nëntor 2023, 16:12

Ndërhyrja në kohë e policisë dështoi tentativën e radhës të Florian Gjergjit për ti marrë 200 mijë euro një biznesmeni në Tiranë duke përdorur emrin e Erion Veliajt. Sipërmarrësi i miellit Adi Haxhiymeri denoncoi në polici dhe forcat e rendit arrestuan taksistin Arjan Ballcaj që shkoi për të marrë paratë. Florian Gjergji ka vepruar në të njëjtën mënyrë më parë edhe ndaj tre biznesmenëve të tjerë.