Tiranë/ U kap i dehur në timon, tentoi të korruptojë efektivin e policisë, arrestohet 60-vjeçari

6 Janar, 14:02

 Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi tentoi të korruptojë një efektiv të Policisë Rrugore.

60-vjeçari i identifikuar me inicialet F.B. u kap i dehur teksa drejtonte automjetin e tij dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor tentoi të korruptojë policin.

“Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. B., 60 vjeç, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shuma të ndryshme parash”,- njofton policia.