Tiranë, u plagos me plumb qorr natën e ndërrimit të viteve, 52 vjeçarja italiane: Po ecja me burrin, diçka ra nga sipër! Familjarët kërkojnë ta transferojnë në Itali për ta operuar

3 Janar, 21:16

52-vjeçarja italiane që u godit nga një plumb qorr në Tiranë pas ndërrimit të viteve ndodhet në gjendje të stabilizuar në spitalin e Traumës, ndërsa avokati i saj apelon për ndihmë për transferimin në Itali për mjekim të specializuar. Në një intervistë për Ansa, avokati thotë se mjekët shqiptarë nuk e kanë lejuar deri më tani, ndërkohë që italianja Carbonara ka folur sot për grupin hetimor.