Tiranës i shtohen edhe 2500 pemë, Veliaj: Na duhen më shumë investime të tilla, që i ngelen qytetit! Merrni lopatat, erdhi koha e mbjelljeve

25 Nëntor 2023, 12:52 | Përditesimi i fundit: 2023-11-25 14:19:46

Në Ditën Ndërkombëtare të Mbjelljes së Pemëve, Tiranës iu shtuan edhe 2500 fidanë të llojit akacie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku mori pjesë në aksionin për mbjelljen e pemëve në Baldushk, ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen nismës së bashkisë.