Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Policia nuk gjen të dënuarit! 13 persona në arrati, priten të shpallen në kërkim ndërkombëtar

30 Tetor 2022, 11:25 | Përditesimi i fundit: 2022-10-30 17:38:33

Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar. I vetmi person që ndodhet tashmë në qeli është vetëm ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për personat ende nuk ka asnjë gjurmë.