Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë: S'jemi kundër zhvillimeve, por duam vlerën e pronës sonë

19 Mars 2023, 12:19

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për shkak se nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar. Prej rreth 5 muajsh, banorët  çdo javë protestojnë duke kërkuar që të vihen në dijeni të projektit, dhe që tokat dhe banesat e tyre të vlerësohen me çmim tregu nga firma ndërtuese që ka marrë përsipër projektin