Topalli me parti të re, Nishani: Unë kam dashur që ajo ta japë kontributin në PD, por është e lirë të zgjedhë

26 Tetor 2020, 21:46

Bujar Nishni ka folur pas zërave të fundit se ish-deputetja Jozefina Topalli do të krijojë një parti të re për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai e ka vlerësuar Topallin si një nga njerëzit me kontribut të madh në PD, ndërsa ka shtuar se do të donte që ajo ta jepte kontributin po në këtë parti.

"Ajo është një nga nejrëzit me më kontriibut dhe është e drejta e saj dhe zgjehdja e saj. Unë kam dashur gjithmonë që ajo ta japë kontributin në PD, por është zgjedhja e çdokujt", tha Nishani.