Topi flet për herë të parë për marrëveshjen me Bashën para zgjedhjeve

14 Korrik 2021, 22:28

 Ai ka folur për herë të parë edhe për atë se çfarë ndodhi në selinë e blu, episodin ku Lulzim Basha u bë bashkëfajtorë me Sali Shehun dhe nënshkruan një marrëveshje fiktive, sikur FRD, partia e themeluar prej tij, pranonte koalicionin me PD, për t'u futur bashkë në zgjedhjet e 25 prillit. Mes vendimeve absurde të Bashës, cilëson edhe largimin e shumë figurave historike nga PD-ja, mes tyre edhe Jozefina Topallin, edhe pse raportet mes tyre nuk kanë qenë asnjëherë të mira. “Basha ka dalë dhe ka thënë që ka nënshkruar marrëveshjen me Topin, ku ishte firma ime. Të nesërmen kjo gjë është marrë vesh vetëm pas dorëheqjes sime, Basha u bë bashkëfajtor i një akti zyrtar ku unë nuk isha prezent, kur je në opozitë ti duhet të demonstrosh akte të larta të karakterit dhe sinqeritet, por kur del lakuriq në opozitë çfarë pret nga njerëzit. Berisha ishte lider i ashpër, ka problemet e veta, ka pasur edhe kontribute, ky është lider pa karakter, nuk mund të fshihet asgjë mbi maskën e buzëqeshjes. Ai mund të largosh njerëzit e kontributeve të mëdha, unë kam pasur probleme me Topallin, por si mund ta largosh Topallin, di mjaft raste që ka qenë duke lënë kokën, mbi ç’bazë se do ta kesh”, tha Topi