Topi në Report Tv: Berisha arkitekti i shkatërrimit të PD! Basha lider pa karakter, të tradhton rrugës

14 Korrik 2021, 22:18 | Përditesimi i fundit: 2021-07-15 11:31:17

TIRANË- Opozita aktuale është në diktaturë dhe fajtor kryesor për këtë, një nga figurat historike të PD-së, Bamir Topi, thotë se është Lulzim Basha, një lider pa karakter, jo vetëm politik por edhe si njeri. Megjithatë, arkitekt të shkatërrimit të PD-së, për Topin është Sali Berisha, që e bën përgjegjës, mes të tjerave edhe për emërimin në krye të partisë, Lulzim Bashën. Këtë të fundit e quan lider të dështimin, për të cilin thotë se i ka gjetur të gjitha gjërat gati dhe mendon se në këtë mënyrë do bëhet edhe kryeministër. Ai shpreh keqardhje që njerëzit besojnë ende tek ai, teksa kthehet pas në kohë dhe tregon se sa përshtypje i ka bërë marrëdhënia e Bashës me Berishën, ku ai sapo kishte ardhur në PD. Një kofidencë që nuk di ta shpjegojë se nga i vinte, dhe nisur nga kjo, duke e përshkruar si tradhtar, raportin që ka me ish- kryeministrin, për Topin, është një detyrim. 

“Berisha arkitekt i shkatërrimit të PD dhe duke ia besuar këtij njeriu është me përgjegjësi të mëdha, Verdiktin e mori nga dikush tjetër. Basha një njeri që i ka marrë të gjitha gati, është katapultuar, në 2005 e di dhe vendin kur kishim festuar për të festuar përjetoni e PD, në Durrës aty e kam parë për herë të parë, aty e pashë që ndryshe nga të tjerët kishte një komunikim shumë konfidencial me Berishën, më ka bërë shumë përshtypje, por në natyrën time nuk i bëja komente. Berisha dhe Basha e pandarë, Basha të tradhton gjatë rrugës, por ka qenë i detyruar me një simbiozë politike, ky i ka marrë të gjitha pozicionet në mënyrën më të lehtë të mundshme, por pjesa më e madhe e njerëzve që e ngritën atë parti nga hiri, i ke të larguar, ardhja, marrja e disa pozicioneve, ke një lider pa karakter, dhe nuk flas për karakter politik, nuk ka karakter njerëzor, me këtë mund të ecësh dhe rrugës e sheh veten me stërkëmbësha.”, tha Topi.