Trafikuan ikona e piktura me vlerë 1.5 mln euro, gjykata lë në burg 2 të arrestuarit në Fier! Avokati: ‘Show’ i policisë, dënojnë persona të paarsimuar

21 Dhjetor 2023, 11:45 | Përditesimi i fundit: 2023-12-21 16:23:43

Gjykata e Fierit, në seancën e mëngjesit të sotëm ka caktuar ‘arrest me burg’ për shtetasit Shpëtim Kalemi dhe Pandeli Petani të cilët u ndaluan në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Vlera’ ku u gjetën e sekuestruan piktura dhe ikona me vlerën e 1.5 milionë eurove të trafikuara nga Greqia.