Tragjedia në familjen Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit, në fshatin Gajush të Lezhës pllakos heshtja! Banorët: Jemi tronditur, shumë e rëndë! Zoti i dhënë forcë kryefamiljarit

21 Shtator 2021, 15:40 | Përditesimi i fundit: 2021-09-21 16:59:08

Në fshatin Gajush të Lezhës ka pllakosur heshtja. Tragjedia në familjen Gjoka i ka tronditur të gjithë. Të paktë janë ata që e komentojnë ngjarjen e rëndë të Velipojës, ku nga shpërthimi i bombolës së gazit  në hotelin në pronësi të familjes Gjoka humbën jetën 4 pjesëtarë të kësaj familje, më i fundit djali i vogël 12-vjeç.