Tragjedia në Tetovë, shkrumbohet nga flakët spitali COVID, 14 viktima, mes tyre mjekë e pacientë!

9 Shtator 2021, 09:05 | Përditesimi i fundit: 2021-09-09 16:37:38

14 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, pas përfshirjes nga flakët të spitalit COVID.  Në lidhje me ngjarjen e rëndë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka caktuar sot në orën 10:00 një mbledhje të jashtëzakonshme. Ndërkohë, sipas mediave vendase, rezulton se në spitalin modular në Tetovë, në mesin e muajit prill është raportuar se janë konfirmuar gabime gjatë ndërtimit, që kishin të bënin kryesisht me dyshemenë dhe gabime të tjera infrastrukturore.