Tragjike në Fushë-Krujë! Festa e fejesës kthehet në tragjedi, përplasja e dy makinave i merr jetën çiftit të të rinjve dhe dy personave të tjerë! Mbijeton mrekullisht 34-vjeçarja

6 Mars 2022, 09:26 | Përditesimi: 6 Mars 2022, 13:32

Një aksident tragjik ka ndodhur pak pas mesante në aksin Fushë Krujë-Milot, ku kanë mbetur të vdekur 4 persona. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën shtetasi Alfred Dika, 39 vjeç, dhe Artan Alushi, 30 vjeç, si edhe dy pasagjerët shtetasit Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Alfred Alushi.

r.k./Shqiptarja.com