Dy persona janë arrestuar nga policia, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim pasi akuzohen se kundrejt shumave të parave transportonin emigrantë të paligjshëm drejt kufirit me Greqinë.
Të arrestuarit janë një 56-vjeçar dhe një 24 vjeçar, të cilët u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kukës, duke transportuar me 2 automjete, 12 emigrantë.
Ata iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.















