Transportuan 30 emigrantë nga Lindja e Mesme në vendin tonë, tre të arrestuar! I mbanin 'peng' në një banesë në Tiranë dhe kërcënonin familjarët të paguanin për rrugën

23 Janar 2022, 11:34

 Një banesë e përshtatur si hotel në zonën e Laprakës ishte kthyer në vatrën e qëndrimit të emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga vendet e treta dhe përdorin Shqipërinë si një vend për të depërtuar në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian.