Tritoli që vrau Erion Rexhepin në Cërrik ishte për të ekzekutuar Mikel Harizajn, makinës tip 'Mazda' që u hodh në erë në Tiranë iu vendos eksploziv dy herë

10 Janar 2022, 18:42

Erion Rexhepi, 27-vjeçari që vdiq në Cërrik më 30 dhjetor, në rrethana të paqarta, pasi i shpërtheu një sasi tritoli në dorë, duket se ka qenë viktimë e një atentati të mirëorganizuar për ekzekutimin e Mikel Harizajt. Hetuesit zbuluan se e njëjta makinë Mazda ngjyrë blu, më 30 janar 2021 kishte kaluar në lagjen “Kantier” në Cërrik, dhe vetëm pas 2 minutash një 27-vjeçar u raportua i vdekur nga shpërthimi në dorë i një lënde plasëse

    No videos found.