Trofeu i Kupës së Botës mbërrin në Tiranë, Veliaj tregon bisedën me ish futbollistin brazilian! Apelon sërish për finalen e Conference League: Të dalim faqebardhë

22 Maj 2022, 11:11 | Përditesimi i fundit: 2022-05-22 19:26:04

Fifa World Cup nga Coca-Cola ka mbërritur në Tiranë. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi pritën ekipin e Trofeut të Kupës së Botës.  Veliaj tregoi bisedën me ish futbollistin brazilian Gilberto Silva dhe përsëriti thirrjen që e mërkura të jetë dita pa makina për finalen e Conference League pasi do të ketë dyndje të kryeqytetit dhe duhet të gjithë të dalin faqebardhë duke respektuar rregullat.