Finalizohet operacioni policor i koduar “Velishti” Qarkullonin të armatosur, me armë zjarri e armë të ftohta dhe të pajisur me radio si të Policisë e dylbi nate, vihen në pranga dy shtetasit Arjan Prengzaj dhe Avdi Ismajlgeci. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 silenciator, 6 radio si të Policisë, 4 mjete prerëse (thika), 2 sëpata, 5 dylbi, 1 xhup multifunksional dhe municion luftarak.