‘Tullumbace me azot’, Britania i shpall të paligjshme, prej 8 nëntorit përdoruesit dënohen me 2 vjet burg! Historiku, kur u zbulua ‘gazi për të qeshur’

18 Tetor 2023, 18:25

Britania e Madhe ka vendosur që nga 8 nëntori përdorimi i ‘tullumbaceve me azot’ të konsiderohet i paligjshëm dhe të dënohet me 2 vite burg. Vendimi është marrë pas shqetësimeve që kanë ardhur në rritje nga përdorimi i kësaj lënde. Pak ditë më parë ishte Ministria e Brendshme në Shqipëri që nisi procedurën për përfshirjen e kësaj në listën e lëndëve psikotrope.