Drejtori i KESH-it Erald Elezi po merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme lidhur me shkeljet në tenderët e Tunelit të Llogarasë dhe lotit të 4-t të Unazës së Madhe. I ndodhur në arrest shtëpie, më herët Elezi ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e sigurisë e cila iu vendos pasi u mor i pandehur për dy tenderët me vlerë 210 mln euro.
Ai ka qenë Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH në kohën e tenderit të Llogarasë dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e Unazës së Madhe.
Mësohet se Elezi ka kërkuar vetë që të japë sqarime në SPAK.














