Turi me diasporën! Rama në Athinë: Greqia hoqi ligjin e luftës me Italinë me ne e mban! Absurditet, t'i zgjidhim çështjet si europianë jo si ballkanas

12 Maj, 15:14 | Përditesimi i fundit: 2024-05-12 17:32:25

Mes shqiptarëve që kishin mbushur plot sallën “Christmas Theater” në stadiumin 'Galatsi' në Athinë, dhe flamujve kuq e zi që valëviteshin kryeministri Edi Rama nisi sot turin e takimeve me diasporën që do të vijojë më pas në shtete të tjera ku ka shumë shqiptar. Në një fjalim të gjatë gati një orë kryeministri bëri thirrje për një histori të re të marrëdhënieve Shqipëri - Greqi ku çështjet e mbetura pezull mes dy shteteve fqinje të zgjidhen si europianë