Turistët ‘në grackën’ e aventurave për ngjitjet në lartësi! Për 4 muaj, 14 të shpëtuar, 1 viktimë

13 Korrik 2022, 12:11

Turistët e huaj shpesh herë janë gjendur të kapur në grackë teksa nisin aventuarat e tyre në ngjitjet drejt lartësive të maleve dhe terreneve në Shqipëri. Përmes materialit që do të ndiqni, shumë prej tyre kanë pësuar dëmtime të rënda dhe të tjerë kanë humbur jetë teksa kanë ndjekur shtigje të panjohura.