Që prej pasdites së djeshme një turist polak ka mbetur i bllokuar në kanionin e Gjipesë, ndërsa forcat zjarrfikëse të Vlorës, po vijojnë operacionin për nxjerrjen e turistit nga humnera.
Turisti polak ka ngecur në 50 metra thellësi në kanionin e Gjipesë, ndërsa po haset vështirësi për nxjerrjen e tij, pasi ka pësuar fraktura. Prej pasdites së djeshme në vendngjarje kanë qenë zjarrfikësit, policia dhe urgjenca mjekësore

















