Turizmi dhe kulinaria e Lezhës, në panairin e Prishtinës

19 Mars 2022, 16:06 | Përditesimi: 19 Mars 2022, 16:06

Turizmi, gastronomia, historia dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Lezhës në të gjitha dimensionet e saj janë prezantuar këtë herë në një mbrëmje të veçantë të organizuar në Prishtinë. “Nata Lezhjane në Prishtinë”, bëri bashkë personalitete të dy vendeve, të cilët shijuan e vlerësuan që nga resurset natyrore, kulinaria, historia dhe turizmi i qytetit bregdetar.

“Në Lezhë si në qytetet e tjera të Shqipërisë kemi qenë disa herë. Realisht, kënaqemi, pasi është zhvilluar shumë në aspektin infrastrukturor por edhe të turizmit. Është ngritur niveli i turizmit e njohim sidomos tek ushqimet tradicionale".

r.k./Shqiptarja.com