Tymuese dhe kapsolla në Kuvend, komisariati nr.1 bën kallëzim në SPAK! Deputetët e Bardhit dhe Berishës akuzohen për ‘shkatërrim prone’

8 Dhjetor 2023, 15:12

Komisariati nr. 1, në bashkëpunim me agjentët e BKH ka dorëzuar në SPAK materialet në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me incidentet e dhunshme dhe kaosin e shkaktuar nga deputetët e grupit të Bardhit dhe Berishës në seancën e ditës së djeshme (7 dhjetor) ku u votua nen për nen për buxhetin e vitit 2024.