Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzave të Belind Këlliçit se i ka shpallur zgjedhjet për kryetar për shkak se ai dhe disa të rinj i janë të FRPD-së i janë bashkuar foltores së Berishës, iu përgjigj se kjo është një sajesë për interesa personale.
"Jo nuk është aspak e vërtet kjo është një sajesë e fabrikosur për interesa personale. Për herë të parë në drejtimin tim FRPD ka zhvilluar zgjedhje një anëtar një votë. Prej dy vitesh mandati i kryetari ka skaduar dhe në përputhje me normat e demokratike, të rinjtë do zgjedhin kryetarin e ri. Kemi shumë sfida përpara por asgjë nuk pengon PD të zbatojë normat statusore të demokracisë aq më pak interesat perosnale të pengojnë zgjedhje të tilla", tha Basha.


















