U asfiksua nga rrjedhja e bombolës së gazit në dhomën e hotelit, ndërron jetë 56 vjeçari në Maliq

21 Dhjetor 2023, 11:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një hotel të qytetit të Maliqit ku një person ka ndërruar jetë për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola që përdorej për ngrohjen e dhomës.