U bllokua në një terren të thepisur te Gjiri i Filikurit, policia i vjen në ndihmë turistes çeke në Himarë

17 Gusht, 12:10 | Përditesimi: 17 Gusht, 12:10

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Himarë, i erdhën në ndihmë një turisteje çeke, e cila kishte mbetur e bllokuar në një zonë të thepisur, në vendin e quajtur “Filikurë”.

E.H/Shqiptarja.com