Reshjet e dëborës bllokojnë 400 mjete në Qafë Murriz dhe aksin Peshkopi - Maqellarë! Evakuohen 50 pasagjerë! Dibra pa drita

25 Nëntor 2023, 22:15 | Përditesimi i fundit: 2023-11-25 22:55:28

Për disa orë me radhe, 300 mjete u bllokuan në Qafë Murriz për shkak të reshjeve të dëborës. Policia ka njoftuar se 50 pasagjerë janë evakuar dhe u transportuan në destinacionet e tyre, në Klos, Bulqizë dhe në Peshkopi. Policia u bën thirrje drejtuesve që të qëndrojnë në makina pasi po punohet që të fillojë lëvizja e automjeteve.