I pranishëm në Thumanë, ku i dorëzoi banorëve shtëpitë e reja të rindërtuara, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat, duke ironizuar situatën në PD. Rama tha se qeveria i dorëzon sot atyre çelësin e shtëpive, por i dha porosi që të kenë 'kujdes bravat se nuk i dihet'.
"Çdo qytetar do marri çelësin për t'u futur në shtëpinë e re, pa paguar asnjë lek e nuk do paguajnë asnjëherë asnjë lek. Duhet të bëni kujdes për bravat se nuk i dihet, pro në rastin më të keq, edhe nëse gjërat ndodhin në të ardhmen, duhet të ndryshoni ngjyrën e bravës", tha Rama.


















