U ekstradua nga Maroku, vrasësi i Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva del sot para Gjykatës së Lezhës! Do të njihet me masën e sigurisë

2 Janar, 09:54 | Përditesimi i fundit: 2024-01-02 12:57:53

Dy ditë pas ekstradimit nga Maroku në Shqipëri, shtetasi portugez Ruben Saraiva, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, do të dalë sot në gjykatën e Lezhës, pasi do të njihet me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij