U fut në lumë për të marrë topin, mbytet 10-vjeçari në Mirditë, e merr rrjedha e ujit! Ende nuk është gjetur trupi për shkak të errësirës, polumbarët nisin nesër në mëngjes kërkimet

5 Prill 2022, 20:47 | Përditesimi: 7 Prill 2022, 18:10

Një lojë me top mes bashkëmoshatarit u kthye në një tragjedi për vogëlushin 10-vjeçar në Mirditë. Teka po luante në fshatin Shtrungaj, 10-vjeçarit i ra topi në lumë dhe ai bëri një përpjekje për ta marrë, por kjo përpjekje që rezultoi fatale për jetën e tij.

Sh.Sh/Shqiptarja.com