U gjobit me 66 mln lekë nga Autoriteti i Konkurrencës, importuesi i plehrave kimike-Ramës: Një tymuese e hedhur në parlament po na çon drejt falimentimit

30 Mars 2022, 11:56 | Përditesimi: 30 Mars 2022, 16:45

Roland Bramllari, kompania MBM shpk e të cilit që operon në tregun e importit të plehrave kimike u gjobit nga Autoriteti i Konkurrencës me 66 milion lekë, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të gjejë mekanizmat 'për t'i vënë fre tymueseve në parlament. Gjatë takimit të Ramës me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, Bramllari tha se këto 'tymues' po i çojnë drejt falimentimit dhe se nuk është kjo koha për të vënë stërkëmbësha.

 

r.k./Shqiptarja.com