U kap ‘mat’ duke u kujdesur për bimët narkotike, vihet në pranga 32-vjeçari në Krujë

9 Gusht 2025, 10:37 | Përditesimi: 9 Gusht 2025, 10:37

Një 32-vjeçar është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike në Krujë. Policia thotë se Florjan Kalia nga Thumana po kujdesej për 110 bimë kanabisi të mbjella në fshatin “Miliskaj”. Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit “Koordinata”.

r.k./Shqiptarja.com