U kap me 1 mln euro në Kosovë, pezullohet nga detyra efektivi i Komisariatit nr.5! Paratë e krimit dyshohet se do i sillte në Tiranë

25 Shkurt, 18:00 | Përditesimi: 25 Shkurt, 18:00

Një milion eurot e sekuestruara në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë dyshohet se po silleshin drejt Shqipërisë nga efektivi i policisë në Tiranë, Aurel Kaziu. 28-vjeçari është pezulluar nga detyra me vendim të Policisë së Shtetit, ndërsa cili Report Tv ka mësuar se transportin e mallrave nga Shqipëria në vende të ndryshme të Evropës Kaziu e kishte punë të dytë.

    A.M/Shqiptarja.com