Policia ka “goditur” dy raste të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit brenda disa orësh, duke vënë në pranga 3 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
A. D., 26 vjeç dhe E. A., 24 vjeç u arrestuan, pasi u kapën në aksin rrugor Qafë Muzinë-Gjirokastër, duke transportuar me automjetin e tyre, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Gjithashtu u shpallën në kërkim M. N., 21 vjeç dhe A. A., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë veprimeve hetimore kanë rezultuar bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Policia sekuestroi dy automjete dhe tre aparate celulare.
















