U kapën duke transportuar mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës i mbyll në burg! Manuka: Më duheshin për shpërthimin në minierë! Lusha: Jam taksist, s'dija gjë

26 Nëntor 2021, 17:41

LEZHË- Agron Manuka dhe Imer Losha kanë mohuar që minat të cilëve iu gjetën në makinë 2 ditë më parë, janë për t'ua dhënë grupeve kriminale. Sot ato kanë dalë para Gjykatës së Lezhës, e ku Manuka ka argumentuar se ato mina i duhen për shpërthimet në minierë ku dhe ai punon në Martanesh, e ndërsa Losha është shprehur se ai është thjesht taksist dhe se nuk kishte dijeni.

"I përdor për shpërthim në miniera se punoj në Martanesh", mësohet të ketë thënë Manuka.