U kapën me 1 kg kokainë, Gjykata e Tiranës cakton masën 'arrest në burg' për Klajdi Serjanin dhe Euxhenjo Manushin! Shisnin doza të rinjve dhe personazheve të njohur

11 Dhjetor, 12:51

Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në burg” për dy të rinjtë Klajdi Sejrani dhe Euxhenjo Manushi, të cilët u kapën pak ditë me parë me 1 kilogramë kokainë në Tiranë.

Në seancë, të dy ata kanë pretenduar se lëndën narkotike e kishin për përdorim vetjak dhe jo për ta trafikuar. Ndonëse avokatët kërkuan masë të butë sigurie, kërkesa nuk u pranua nga Gjykata, e cila i la të dy në qeli.

Sejrani dhe Manushi u kapën në flagrancë me sasinë e kokainës teksa lëviznin me një mjet luksoz në kryeqytet. Dyshohet se të dy ata, e shisnin kokainën te grupet e të rinjve, por edhe te personazhe të njohur, por kjo mbetet për tu verifikuar nga ana e prokurorisë së Tiranës.

    No videos found.