U kërkohet vaksinë anti-COVID ose test PCR, studentët në Vlorë nuk lejohen të futen në auditorë

18 Tetor 2021, 08:58

Dhjetëra studentë në universitetin e Vlorës, ‘Isamil Qemali’, nuk janë lejuar që të futen në auditorë, kjo pasi nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës anti-COVID si dhe nuk kanë një test PCR ku vërtetojnë që nuk janë të infektuar me koronavirus. Mësohet se në hyrje të universitetit është një person nga pika e vaksinimit, i cili u kërkon certifikatën e vaksinimit, ose vërtetim se kanë marrë një dozë të vaksinës kundër COVID.

  •