U manipulua votimi në Maliq? Salianji: Nëse gjendet një provë unë largohem nga politika! Koalicion PS-PD? Kur të bashkohet qielli me tokën

12 Tetor 2020, 23:00

Procesi i votimit në PD është cilësuar shpesh si farsë dhe që nxiti përçarje dhe mllef brenda anëtarëve të partisë, por për ish deputetin e PD-së, Ervin Salianji këto janë sulme për të bërë pis këtë proces.

Në lidhej me akuzat se procesi në Maliq, ku Salianji kandidonte, është mbyllur më herët dhe se janë dhënë vota shtesë që ai të kalonte këtë fazë, Salianji tha në një intervistë për "5 pyetje nga Babaramo" se nëse vërtetohet qoftë edhe një e vetme dhune ai largohet jo nga politika por edhe nga jeta publike.