U paraqit në Prokurorinë e Tiranës për kallëzimin e ndërhyrjes në serverat e selisë, Meta akuzon: Proces mafioz Rama-Dumani për të kapur vulën e PL-së

14 Maj, 12:09

Kreu i PL-së Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë ku dha sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë prej tij për ndërhyrje në serverat e PL-së, Meta akuzoi kryeministrin Rama se po tenton t'i rrëmbejë vulën e PL-së përmes prokurorëve të SPAK.